Orav në Pejë, diskuton për rolin e komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së

15:26 | 11 Qershor 2025
Orav në Pejë, diskuton për rolin e komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Pejës.

Atje ai është takuar me kryetarin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin.

“Diskutuan bashkëpunimin lokal-qendror dhe rolin kyç të komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së”.

“Përgëzuan Kryetarin e Komunës për qeverisjen gjithëpërfshirëse mbi barazinë gjinore, angazhimin e komunitetit, iniciativat e gjelbra dhe transparencën digjitale”, shkroi ai në një postim në X.

Komento: