Orav takohet me kryetarët serbë të veriut, i lumtur me transferimin e pushtetit dhe kërkon bashkëpunim

14:56 | 08 Dhjetor 2025
Orav takohet me kryetarët serbë të veriut, i lumtur me transferimin e pushtetit dhe kërkon bashkëpunim

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka zhvilluar një takim me katër kryetarët e rinj të komunave veriore.

Ai ka përshëndetur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale, një proces i cili, sipas tij, është realizuar plotësisht në përputhje me ligjin e Kosovës. Në një postim në x, Orav ka nënvizuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale mbetet kyç.

“Ritheksova nevojën për angazhim konstruktiv ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale, si dhe mbështetjen e BE-së për realizimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë, sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Orav.

Komento: