ORCA jep sqarimin: Universitetet e Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës nuk do të mbyllen

19:20 | 15 Korrik 2019

Universiteti i Mitrovicës, Pejës dhe ai i Prizrenit nuk kanë marrë akreditim për këtë vit.

Pas lajmit të publikuar në media se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, Universitetit Publik të Mitrovicës, Universitetit të Pejës dhe Universiteti të Prizrenit, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dalë me një sqarim për opinion.

Kjo organizatë ka sqaruar se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk do të mbyllen, mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit kademik, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm.

Sipas kësaj organizate KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare, çka me automatizëm nënkupton mosakreditim.

Më poshtë sqarimi i ORCA për mos akreditimin e universiteteve publike:

“ORCA si organizatë monitoruese e KShC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”, thuhet në sqarim.

“KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim.

Komento: