Organizata zviceriane inkurajon të pastrehët e Kosovës të punojnë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Organizata zviceriane inkurajon të pastrehët e Kosovës të punojnë

20:59 | 27 Janar 2019


Rreth 50 persona të komuniteteve RAE janë mbledhur në Prizren për të shprehur shqetësimet për gjendjen e tyre ekonomike.
Ata të gjithë janë familje në situatë rruge, që jetesën thonë se e sigurojnë si lypsarë, raporton KTV.

Për këtë, organizata zvicerane ‘Terre des hommes’ ka krijuar këtë fokus grup për t’i ndihmuar ata, përmes fuqizimit ekonomik.

Këto familje janë identifikuar nga organizata, pasi janë vëzhguar fillimisht për një kohë të gjatë, pastaj janë intervistuar e gjithashtu janë referuar në Qendra për Punë Sociale.

Vetëm në Prishtinë e Prizren, ekipet mobile të organizatës kanë identifikuar 153 fëmijë me situatë rruge.
Ideja e projektit të tyre është që pos ndihmave direkte, familjet në këtë situatë, të mësojnë zanate të ndryshme, në mënyrë që të sigurojnë punë dhe të largohen nga rruga.

Organizata, gjithashtu, ka bashkëpunim dhe provon që edhe përmes organeve tjera, t’i ndihmojë fëmijët dhe të sigurojë që ata të mos e ndërpresin shkollimin.

Shkaku i gjendjes së vështirë të tyre, këto familje s’kanë pranuar të flasin para kamerës, por kanë treguar se problemi i tyre kryesor mbetet strehimi.

Komento: