Organizatat e shoqërisë civile dënojnë denigrimin e gjyqtarëve – FOL kërkon ndaljen e sulmeve ndaj gjyqësorit

17:56 | 09 Dhjetor 2025
Organizatat e shoqërisë civile dënojnë denigrimin e gjyqtarëve – FOL kërkon ndaljen e sulmeve ndaj gjyqësorit

Një grup organizatash të shoqërisë civile, mes tyre edhe Lëvizja FOL, kanë reaguar ashpër ndaj, siç e quajnë, denigrimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve nga përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Alban Krasniqi.

Sipas organizatave, Krasniqi më 9 nëntor publikoi një status në Facebook ku përdori gjuhë fyese ndaj gjyqtarëve të gjykatave dhe atyre të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke cenuar besimin publik në sistemin gjyqësor dhe duke nxitur klimë armiqësore ndaj tij.

Organizatat kërkuan nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, që të ndërpresë sulmet ndaj gjyqësorit, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile kur nuk pajtohet me vendimet apo qëndrimet e tyre.

Komento: