Organizatat kërkojnë më shumë mbështetje për ushqyerjen me qumësht gjiri në Kosovë

12:20 | 31 Korrik 2026
organizatat-kerkojne-me-shume-mbeshtetje-per-ushqyerjen-me-qumesht-gjiri-ne-kosove

Me rastin e Javës Botërore të të Ushqyerit me Qumësht Gjiri, Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS), Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) dhe Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) kanë bërë thirrje për forcimin e politikave dhe shërbimeve që mbështesin nënat dhe fëmijët.

Këtë vit, Java Botërore e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri shënohet me temën “Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qëndrueshëm në jetë: Të forcojmë atë që funksionon”.

Në një komunikatë të përbashkët, organizatat kanë prezantuar disa nga treguesit kryesorë për të ushqyerit me qumësht gjiri në Kosovë, të bazuara në të dhënat e Anketave të Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS).

Sipas tyre, të dhënat tregojnë nevojën për veprime të koordinuara për të mbështetur fillimin e hershëm dhe vazhdimësinë e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Komento: