Organizatorët e Marshit për Liri: Nga ky shesh simbolikisht i shpallim të pafajshëm

14:25 | 12 Shtator 2026

Një prej organizatorëve të Marshit për Liri, Ismail Tasholli, ka thënë se UÇK’në sa herë janë munduar ta dobësojnë, ajo është rikthyer si feniksi.

“Sa herë janë mundue me e ligshtue, UÇK’ja është rikthyer si feniksi”

“Çlirimtarët kthehen të fundit nga beteja”, ka thënë Tasholli.

Ai ka thënë se nga Marshi për Liri, i shpallin të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin.

“Në mënyrë simbolike i shpallim të pafajshëm”, ka thënë Tasholli.

Komento: