Ministrja e Qeverisë së Edi Ramës, Belinda Balluku ka treguar dje se kanë bashkëorganizuar për herë të parë në Ballkan, Konventën ndërkombëtare të turizmit bashkë me Organizatën Botërore e Turizmit.
Megjithatë gjatë zhvillimit të këtij organizimi të mbajtur dje në Shqipëri, në ekranin e prezantimeve është shfaqur edhe harta e shtetit të Kosovës si pjesë e Serbisë.
Kjo ka ndodhur derisa në panelin e folësve ishte prezente edhe vetë ministrja shqiptare Belinda Balluku, derisa në organizim ishin një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve.