Origi në Milan? Vjen lajmi i madh nga Italia

23:30 | 20 Mars 2022

Ndërsa Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud nuk po bëhen më të rinj, AC Milan është në kërkim të një sulmuesi përpara sezonit të ardhshëm.

Ata aktualisht janë duke punuar për nënshkrimin e sulmuesit të Liverpool, Divock Origi, thuhet në një raport,përcjell ORAinfo.

Ibrahimovic do të mbushë 41 vjeç në tetor e Giroud mbushë 36 vjeç në shtator, që do të thotë se Milani nuk ka saktësisht sulmues të rinj. Mund të ndodhë që dyshes i ka mbetur vetëm një sezon me kuqezinjtë dhe kështu ata duhet të sjellin një emër për të ardhmen.

Ditët e fundit Origi është përmendur si një opsion konkret për klubin. Kontrata e tij me Liverpool do të skadojë në verë dhe sipas Fabrizio Romano, Milani po punon për nënshkrimin e tij si një transferim i lirë./ORAinfo/

Komento: