Origjina e vatrës së re me koronavirus në Pekin është e panjohur

23:16 | 15 June 2020

Sipas OBSH-së, origjina e vatrës së re me COVID-19 në Pekin është e panjohur.

Një gjë të tillë e bëri me dije drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetit, Mike Ryan, duke përshkruar pretendimin se mund të ketë qenë për shkak të importit ose paketimit të salmonit, transmeton lajmi.

Disa pjesë të kryeqytetit kinez vendosën pika kontrolli të sigurisë sot, mbyllën shkollat dhe u kërkuan njerëzve që të testohen për koronavirus, pas një rritje të papritur të rasteve që lidhen me tregun më të madh me shumicë në Azi, Sinfada.

Komento: