Stina e dimrit karakterizohet me borën e me aksidente të ndryshme.
10 skiatorë kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është shpallur i humbur në alpet italiane, franceze, zvicerane dhe austriake ku në fundjavën që e lëmë pas ortekët kanë qenë të shumtë.
Bilanci më i rëndë vjen nga Vale D’Aosta, në veriperëndim të Italisë, ku pesë persona kanë humbur jetën dhe një prej tyre është zhdukur.
Ndërsa në stacionin e Courmayeurit, tre turistë janë gjetur të ngrirë në borë.
Në Bolzano, një djalë 18-vjeçar i zënë nga një ortek pranë kufirit italo-austriak, u gjet i asfiksuar nën dëborë.
Po ashtu ka pasur viktima edhe në Zvicër, ku një ortek iu mori jetën dy personave.
Situata është më kritike në Itali, ku ortekët kanë bllokuar për disa kilometra një autostradë duke shkaktuar trafik të jashtëzakonshëm.