Ortek i madh në Himalaje, zhduken 7 persona

14:22 | 18 January 2020

Shtatë të zhdukur nga orteku në Himalaje.

Shtatë persona, përfshirë katër shtetas të Koresë Jugore, janë zhdukur në pjesën veriperëndimore të Himalajeve pasi automjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u godit nga një ortek, njoftoi policia lokale.

Zona ku u shemb orteku ndodhet rreth 150 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nepalit, Kathmandu, njoftuan zyrtarët. Ata thanë se ky ortek është nxitur nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës.

Ndryshe, mali Annapurna është mali i dhjetë më i lartë në botë me 8091 metra lartësi mbidetare. Ai vizitohet nga mijëra turistë për çdo vit, transmeton Express

Autoritetet i kanë dërguar ekipet e kërkimit me katër helikopterë në këtë zonë për t’i kërkuar personat e zhdukur. Ata po ndihmohen edhe nga policia dhe vullnetarët. Megjithatë, kushtet e rënda të motit janë duke e vështirësuar zhvillimin e operacionit.

Rastet fatale në vargmalet më të larta në botë pritet ta dëmtojnë industrinë e turizmit në Nepal, e cila ende po i ndien pasojat e tërmetit vitit 2015, kur kishin vdekur gati nëntë mijë persona, shkruan “Reuters”.

Komento: