Orteku në Alpe lë 7 të vdekur persona dhe 13 tjerë të zhdukur

22:13 | 04 July 2022

Në Itali ka ndodhur një fatkeqësi.

Zyrtarët italianë në një qytet turistik alpin thonë se 13 persona figurojnë të humbur ndërsa shtatë alpinistë vdiqën një ditë më parë nga një ortek dëbore dhe gurë kur një pjesë masive e akullnajës u shkëput nga maja e malit.

Zyrtari rajonal Maurizio Fuggati u tha gazetarëve të hënën pasdite se familjarët kishin kontaktuar autoritetet për të thënë se të dashurit e tyre nuk ishin kthyen.

Njëmbëdhjetë nga të humburit janë italianë, tre nga Çekia dhe një nga Austria. Kryeministri Mario Draghi tha se klima ishte një faktor për incidentin. Viktimat po identifikohen në një morg të ngritur në një shesh patinazhi në qytetin Canazei.

Stuhitë e bënë shumë të vështirë për ekipet e shpëtimit, qentë e tyre të kërkimit ose dronët për të vepruar në zonë herët të hënën.

Komento: