OSBE do të ketë rolin e njëjtë si në zgjedhjet e kaluara.
KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka vendosur për rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sapo ka mbajtur mbledhjen e rregullt me ç’rast ka vendosur për rolin e OSBE-së në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Me shtatë vota pro, anëtarët e KQZ-së, votuan për këtë pikë të rendit të ditës, raporton lajmi.net.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se OSBE-ja do ta ketë të njëjtin rol siç e ka pasur në të kaluarën.
“Edhe në këto zgjedhje do të kemi të njëjtin rol të OSBE-së sikurse në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Daka.
Theksojmë se OSBE-ja ka rol këshillues dhe ndihmues në zgjedhjet që mbahen në Kosovë.