OSBE e përshkruan si femicid vrasjen e 21 vjeçares në Ferizaj: Do ta luftojmë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje

20:03 | 12 Prill 2024
osbe-e-pershkruan-si-femicid-vrasjen-e-21-vjecares-ne-ferizaj:-do-ta-luftojme-dhunen-me-baze-gjinore-dhe-dhunen-ne-familje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vrasjes së një 21 vjeçare nga bashkëshortin në Ferizaj.   

Ata kanë përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimin e të dyshuarit, që poashtu plagosi edhe vëllain 15 vjecar të viktimës.

“I tmerruar dhe i pikëlluar nga vrasja e një gruaje 21-vjeçare dhe plagosja e një djali 15-vjeçar sot në Ferizaj/Uroševac. Ne e përgëzojmë @Kosovo_Police për arrestimin e menjëhershëm të një të dyshuari për atë që duket të jetë një femicide”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

Tutje ata thanë se do ta luftojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje.

Komento: