OSBE-ja në përvjetorin e Reçakut: Kurrë mos harro

14:26 | 15 Janar 2026
OSBE-ja në përvjetorin e Reçakut: Kurrë mos harro

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Me anë një postimi në Facebook, kjo organizatë ka kujtuar dhe nderuar 45 civilët shqiptarë të vrarë në këtë masakër.

“Ne kujtojmë dhe nderojmë 45 jetët e humbura dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të tyre. Një kujtesë për detyrën kolektive për të mbështetur të drejtat e njeriut, duke siguruar llogaridhënie dhe drejtësi për të gjithë. Kurrë mos harro”, thuhet në postimin e OSBE-së.

Komento: