Osimhen – Napoli, ky është lajmi i fundit nga Italia

13:01 | 05 Qershor 2023

Victor Osimhen këmbëngul se çdo gjë është e mundur duke përfshirë Napolin për fitimin e Ligës së Kampionëve, por kur u pyet nëse do të mbetet sezonin e ardhshëm, ai dha përgjigje që pak kush e priste.

Reprezentuesi i Nigerisë konvertoi një penallti në fitoren 2-0 ndaj Sampdorias, duke konfirmuar statusin e tij Capocannoniere me 26 gola të Serisë A për sezonin.

Duke qenë se tashmë është emëruar Sulmuesi i Sezonit në Serinë A, atij iu dorëzua trofeut, në pritje të trofeut të Serisë A.

“Jam i lumtur për këtë çmim. Është një ndjenjë e mrekullueshme për mua, kam fituar Scudetton, që është gjëja më e rëndësishme në karrierën time deri tani. I jam mirënjohës Zotit për këtë sezon, për shokët e mi të skuadrës, familjen time, për napolitanët dhe ata e meritojnë të gjithë këtë”, deklaroi Osimhen për DAZN ndërsa iu dorëzua trofeu Capocannoniere.

“Ky sezon ka qenë i shkëlqyer për mua, shokët e skuadrës dhe napolitanët. Mendoj se kam bërë shumë mirë këtë sezon dhe meritoj çdo gjë të mirë që kam, por ndihem i motivuar për të bërë edhe më shumë sezonin e ardhshëm”.

“Çdo gjë është e mundur. Ashtu si kur filluam sezonin, shumë njerëz nuk besuan te Napoli. Nëse Presidenti thotë se ne mund ta fitojmë atë, unë besoj se gjithçka është e mundur”, ka shtuar më tej ai.

Kjo është ndeshja e fundit për Luciano Spallettin, i cili tashmë njoftoi se po largohet nga klubi pasi siguroi Scudetton e tyre të parë në 33 vjet.

“Një trajner i madh, një njeri i madh, ai e meriton këtë. Ai ka qenë fenomen, ai është arkitekti i një sezoni të madh, edhe stafi i tij ka bërë shumë mirë. I uroj gjithë të mirat në jetë dhe shpresoj që të kalojë kohën me familjen e tij. Ai i meriton të gjitha këto, trajneri i vitit”, vazhdoi Osimhen.

Osimhen u pyet nëse ai do të jetë në Napoli sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di, Presidenti duhet ta vendosë këtë. Unë i dua njerëzit e Napolit, ata më kanë treguar kaq shumë dashuri. Për mua nuk më intereson, vendos Presidenti dhe unë do të shkoj vetëm me rrjedhën”, ka potencuar më tej nigeriani.

Komento: