Osman Dembele i thotë “PO” transferimit në PSG

10:07 | 31 Korrik 2023

Futbollisti Ousmane Dembele sapo i ka thënë po propozimit të klubit të Paris Saint-Germainit.

Dembele është pranë largimit nga skuadra e Barcelonës pas gjashtë viteve qëndrim.

Ai ishte pjesë e klubit blaugran prej vitit 2017, i cili u ble nga skuadra e Borussia Dortmundit për 135 milionë euro.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizo Romano, 26-vjeçari do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare me skuadrën parisiene deri në vitin 2028.

PSG-ja ka njoftuar Barcelonën për negociatat dhe tani varet nga koha nëse do të përfundojë sot transferimi.

Kjo pasi klauzola prej 50 milionë euro vlen vetëm edhe ditën e sotme.

Por nga këto 50 milionë, 25 milionë i merr lojtari, të tjerat i shkojnë klubit.

Komento: