Osmani, ambasadorit rus në OKB: Po e përdorni propagandën tuaj kundër UÇK-së

00:25 | 24 Tetor 2023
osmani,-ambasadorit-rus-ne-okb:-po-e-perdorni-propaganden-tuaj-kunder-uck-se

Presidentja Vjosa Osmani i ka reaguar ambasadorit të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pas fjalimit të tij në seancën e sotme për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ajo i tha atij se Rusia po bën propagandë ndaj popullit të Kosovës.

“Ishte e vështirë të kuptohet nga Federata Ruse se cila pjesë ishte e saktë dhe cila jo. Rusia përsëri e përdori propagandën kundër popullit të Kosovës dhe atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, UÇK-ja”.

“Dallimi më i madh mes Kosovës dhe Serbisë është sepse ne nuk frikësohemi nga drejtësia, për këtë arsye i kemi krijuar Dhomat e Specializuara sepse nuk do të lejojmë që të krijohen paralele ndërmjet atyre që kanë kryer gjenocid dhe atyre që e kanë mbrojtur popullin tonë nga gjenocidi”, ka thënë Osmani.

Komento: