Osmani: Anëtarësimi në Bordin e Paqes, hap i madh për Kosovën

15:35 | 24 Prill 2026
osmani:-anetaresimi-ne-bordin-e-paqes,-hap-i-madh-per-kosoven

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

Ajo e cilësoi këtë  një hap i madh që forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe e vendos Kosovën aty ku e meriton: krah për krah me Amerikën.

“Ishin Tomahawk-ët amerikanë që, në vitin 1999, çanë errësirën dhe ndalën makinerinë gjenocidale serbe mbi popullin tonë. Ishte Amerika ajo që qëndroi në anën e drejtësisë, kur ne kishim më shumë nevojë se kurrë për shpresë dhe shpëtim. Dhe është Amerika përsëri sot, ajo që qëndron përkrah nesh.  Faleminderit SHBA-ve dhe Presidentit Trump për besimin dhe ftesën që të jemi shtet themelues i Bordit të Paqes”, shkruhet tutje në reagimin e saj.

Komento: