Osmani arrin në sallë, përshëndetet me deputetët e LDK-së, por jo me Agim Veliun

19:51 | 03 Prill 2021

Vjosa Osmani arrin në sallën e Kuvendit.

Vjosa Osmani-Kardiu kandidate e VV’së për deputete ka arritur në sallën e Kuvendit të Kosovës në seancën e thirrur për zgjedhjen e presidentit.

Ajo është parë duke u përshëdetur me kryetarin e LDK’së Lumir Abdixhiku dhe deputetin e tjerët të LDK-së, por jo edhe Agim Veliun. Ajo diskutoi pak edhe me Behgjet Pacollin.

Ndërkohë AAK ka njoftuar nëpërmjet kreut të saj se nuk do të marrin pjesë në seancë. Mos pjesëmarrjen e ka deklaruar më parë edhe PDK.

Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.

Komento: