Osmani bashkë me ambasadorë aleatë, sot bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s

08:03 | 24 Mars 2024
osmani-bashke-me-ambasadore-aleate,-sot-ben-homazhe-te-memoriali-i-ushtareve-te-rene-te-nato-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate sot do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës.

Kështu bëri të ditur zyra e presidencës përmes një komunikate.

Ky homazh bëhet në kuadër të 25-vjetorit të fillimit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate do të bëj homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Komento: