Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë konferencës së “COP28”, të dielën.
Ajo ka thënë se me Kristersson ka folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Por thotë se ka biseduar edhe për ta çuar përpara integrimin evropian të Kosovës.
Gjatë #COP28, informova kryeministri suedez Ulf Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në platformën X.