Osmani demanton lajmet për largimet nga PDK në Podujevë

22:36 | 21 Prill 2019

Fahri Osmani, i cili sot ka humbur vetëm për një votë përballë Naim Fetahut në garën për Kryetar të Degës së PDK-së në Podujevë, ka demaruar lajmet se pas këtyre zgjedhjeve priten largime nga struktura e kësaj Dege.

“I uroj strukturat e reja të zgjedhura, kryetarin e degës, kolegun tim shumëvjeçar z. Naim Fetahu, duke ju dëshiruar suksese dhe mbarësi në detyrat e reja. Për fund, janë te paverteta lajmet e disa portaleve per gjoja largime te grupit te asambleisteve dhe strukturave nga radhet e PDK”, ka shkruar Fahri Osmani në profilin e tij në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Në garën time për kryetar të degës së PDK’së, unë kam ndërtuar një ide se si ta avancojmë angazhimin tonë politik në një rrugë me dy qëllime: të fitojmë zgjedhjet dhe të qeverisim mirë.

Kam dhënë nga vetja përkushtimin për të dhënë shembullin e sjelljes së denjë, kulturës demokratike e vlerave intelektuale dhe ndihem mire se ketë e kam arritur.

Sot pasi përfunduam zgjedhjet e brendshme, dua të them se diskutimi me te rinj e te reja, me intelektualë e qytetarë të shumtë me themel qytetarie e tradite të mirëfilltë, ka qenë mbresëlënës.

Kam krijuar ekipe të shumta mbështetësish për të cilët ndihem krenar dhe përgjegjës.

Sot kuvendi i delegatëve me një dallim të vogël, vendosi ndryshe por PDK sot ka një traditë të jashtëzakonshme të garës demokratike dhe fer që nuk e kishte më heret dhe për mua kjo është një kontribut i madh në procesin e demokratizimit të jetës tonë politike.

Falenderoj nga zemra cdo bashkëpunëtor timin, cdo anëtar të vjetër e te rinj të PDK-së, mbi të gjitha secilin qytetar të llapit që më ka shkruar e përkrahur parreshtur.

Dua të ju siguroj se angazhimi ynë politik do të jetë i bazuar mbi respektimin e plotë të garës, rregullave dhe ligjeve, përgjegjësive qytetare e intelektuale dhe nuk do të ndalemi së punuari, në çfarëdo roli që e ushtrojmë, për idetë zhvilluese e përbashkuese.

I uroj strukturat e reja të zgjedhura, kryetarin e degës, kolegun tim shumëvjeçar z. Naim Fetahu duke ju dëshiruar suksese dhe mbarësi në detyrat e reja.

Për fund, janë te paverteta lajmet e disa portaleve per gjoja largime te grupit te asambleisteve dhe strukturave nga radhet e PDK.

Me Respekt
Fahri Osmani

Komento: