Osmani demanton Thaçin, zbulon dokumente ku Ibrahim Rugova betohej se do ta ruante territorin e Kosovës

17:35 | 20 February 2019

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka demantuar presidentin Hashim Thaçin.

Ajo ka publikuar dokumente ku Ibrahim Rugova betohej se do ta ruante territorin e Kosovës.

Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se idenë për ndryshim të kufijve, e kishte dëgjuar për herë të parë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.

Nuk vonuan shumë edhe reagimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zyrtarët e së cilës mohuan që Rugova të ketë menduar ndonjëherë një gjë të tillë.

Pas Avdullah Hotit, në një postim në Facebook ka reaguar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një pjesë të qëndrimit të ish-presidentit Rugova sa i përket kësaj çështje.

“Ja se si betohej Presidenti Rugova për mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.

Avokuesit e copëtimit të Kosovës, kur kontestojnë shtetësinë tonë me veprimet e tyre, nuk mund të gjejnë mbështetje as tek idetë e as tek veprimet e arkitektit të shtetit sovran të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Komento: