Nesër do të votohet shprendarja ose jo e Kuvendit.
Deputeti Ilir Deda nesër do të votojë pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Deda është takuar me deputeten e LDK-së Vjosa Osmani me të cilën ka postuar një fotografi në Facebook, duke thënë se janë gati për shpërndarjen e Kuvendit.
Kujtojmë se nesër nga ora 10:00 do të fillojë seanca e Kuvendit, në të cilën si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugë shkuarjes në zgjedhje.