Osmani dhe Starmer flasin për marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit

15:08 | 08 November 2024
osmani-dhe-starmer-flasin-per-marreveshjen-e-arritur-ne-fushen-e-emigracionit

vPresidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Hungari, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në fokus të diskutimit me Starmer, ishte marrëveshja e arritur së fundmi mes Kosovës e Britanisë së Madhe në fushën e emigracionit.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer”, ka shkruar Osmani.

Në përfundim, Osmani është shprehur mirënjohësi për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Komento: