Osmani: Do ta kthejmë shpresën në Kosovë

15:49 | 31 August 2019

Vjosa Osmani është kandidatja e LDK-së për Kryeministre.

Osmani, ka publikuar disa foto të qëndrimit nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Ka treguar se të premten ka qëndruar në Vushtrri ku ka premtuar se do ta kthejë shpresën te qytetarët.

“Dje vizituam qytetin historik të Vushtrrisë. Mesazhi im për qytetarët ishte se bashkë do ta bëjmë ndryshimin historik në Republikën tonë. Se kjo është e mundur e kemi dëshmuar pikërisht në Vushtrri.

Bashkë me juve kemi fituar Vushtrrinë, bashkë do ta kthejmë shpresën në gjithë Kosovën”, ka shkruar ajo.

Komento: