Osmani do të marrë pjesë në Simpoziumin e 11 ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në SHBA

09:38 | 16 December 2024
osmani-do-te-marre-pjese-ne-simpoziumin-e-11-nderkombetar-per-grate,-paqen-dhe-sigurine-ne-shba

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se do të marrë pjesë në Simpoziumin e 11 ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Rohde Island të SHBA’së.

Ajo tha se është ftuar nga sekretari amerikan i marinës, Carlos del Toro.

“Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, jemi në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Komento: