Osmani: Duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për t’i përkrahur viktimat e dhunës dhe për ta eliminuar këtë fenomen

19:08 | 01 January 2025
osmani:-duhet-te-vazhdojme-forcimin-e-cdo-hallke-te-institucioneve-per-t’i-perkrahur-viktimat-e-dhunes-dhe-per-ta-eliminuar-kete-fenomen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dje në prag të ndërrimit të moteve ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje.

Presidentja Osmani pohon se viktimat e dhunës na kujtojnë “se fatkeqësisht, dhuna ende mbretëron nën shumë çati”.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në strehimoren e viktimave të dhunës në familje, qëndresa dhe forca bashkëdyzohen. Ato na kujtojnë se fatkeqësisht, dhuna ende mbretëron nën shumë çati. Dje, në prag të ndërrimit të moteve, vizitova strehimoren në Prishtinë, për t’u thënë se nuk janë vetëm në këtë përballje, përderisa në këtë vit të ri duhet të vazhdojmë forcimin e çdo hallke të institucioneve për të përkrahur viktimat e dhunës dhe për të eliminuar këtë fenomen të tmerrshëm.

Komento: