Osmani e Abdixhiku nesër do të jenë në Pejë, Muhaxheri: Ju mirëpresim

15:00 | 13 Maj 2026
osmani-e-abdixhiku-neser-do-te-jene-ne-peje,-muhaxheri:-ju-mirepresim

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se nesër, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ajo për presidente Vjosa Osmani do të jenë në Pejë.

Muhaxheri, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë.

“Nesër, e enjte, në ora 11:00, në Hotel Dukagjini, Salla e Madhe, mirëpresim kandidatin për Kryeministër, z. Lumir Abdixhiku, dhe kandidaten për Presidente, znj. Vjosa Osmani.

Ju mirëpresim!’’, ka shkruar Muhaxheri.

Komento: