Osmani e informon Macronin për zhvillimet në veri: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Kosovës

18:27 | 05 Tetor 2023
osmani-e-informon-macronin-per-zhvillimet-ne-veri:-serbia-te-mbahet-pergjegjese-per-agresionin-ndaj-kosoves

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë takimit që ka pasur me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, kanë folur mbi zhvillimet e fundit të sigurië në Kosovë.

Osmani bëri të ditur se me Macronin folën edhe për angazhimin e përbashkët për paqen dhe stabilitetin.

“Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, tha Osmani.

Kujtojmë se Osmani po merr pjesë në Forumin e Komunitetit Evropian i cili po mbahet në Granada të Spanjës.

Komento: