Osmani: E kam analizuar propozimin për Asociacionin, vlerësimet do t’i jap kur kemi proces të nënshkrimit

15:18 | 30 Tetor 2023
osmani:-e-kam-analizuar-propozimin-per-asociacionin,-vleresimet-do-t’i-jap-kur-kemi-proces-te-nenshkrimit

Presidentja e Kosvoës, Vjosa Osmani, ka thënë se e ka analizuar dhe lexuar draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili u propozua nga pesëshja evropiane.

“E kam analizuar gjerë e gjatë me vëmendje të gjatë, vlerësimit e mia do t’i jap më shkrim në momentin që kemi proces të nënshkrimit pastaj kur shkon ky draftstatut në Gjykatën Kushtetuese, si presidente e Republikës së Kosovës do t’i dërgoj të gjitha komentet me shkrim”, ka theksuar Osmani.

Komento: