Osmani e Kurti shprehin ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

22:15 | 08 Shtator 2022

Mbretëresha Elizabeth II nuk jeton më.

Dy krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Përmes shkrimeve në rrjete sociale, Kurti e Osmani thanë se populli i Kosovës bashkëndjen me familjen mbretërore për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës, krahas miliona njerëzve anë e mbanë botës, janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II. Populli i Mbretërisë së Bashkuar na erdhi në ndihmë në ditët tona më të errëta, ndaj sot ne bashkëndjejmë me zemër të rënduar për këtë humbje të madhe së bashku me Familjen Mbretërore dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

U prehtë në paqe Lartmadhëria e Saj!”, shkroi mes tjerash Osmani në Facebook.

Komento: