Osmani e Kurti u kthyen mbrapsht në veri, Endriti i “godet” me këtë foto të Thaçit nga Ujmani

22:06 | 30 January 2021

Endriti publikon pamje nga vizita e Thaçit në Ujman në ditën kur Kurti e Osmani u kthyen prapa nga Veriu.

Endrit Thaçi, i biri i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka publikuar fotografi nga vizita e babait të tij në Liqenin e Ujmanit gjatë 2018-ës.

Thaçi këto fotografi i ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’. Postimi i tij vjen pas mos-lejimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, si dhe u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, që ta vazhdojë fushatën në Mitrovicë të Veriut.

Përgjatë muajit shtator të vitit 2018, ish- presidenti Thaçi i shoqëruar nga Rashit Qala (ish- drejtor i policisë së Kosovës) dhe Bedri Hamza ( ish- ministër i Financave), pati lundruar me barkë në Liqenin e Ujmanit në Veri.

Në po të njëjtën ditë e kohë, kreu i subjektit opozitar Kurti po protestonte kundër idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Përgjatë të shtunës, si rezultat i fishkëllimave e brohoritjeve nacionaliste të një grupi serbësh, Osmani e Kurti u detyruan të larguan nga Veriu i Mitrovicës në mes të fushatës.

Komento: