
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila është duke përfaqësuar sot Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj vendit tonë, shkruan Front Online.
Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani e ka përmendur vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, më 24 shtator nga grupi i serbëve që kryen agresion në Banjskë të Zveçanit.
Ajo tha se i ndjeri Afrim Bunjaku e humbi jetën duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.