Osmani e shpërndanë një fotografi familjare të samitit SEECP

18:34 | 13 Qershor 2024
osmani-e-shperndane-nje-fotografi-familjare-te-samitit-seecp

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi familjare që u realizua në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

“Në Shkup për Samitin e SEECP, së bashku me liderët e tjerë dhe përfaqësuesit nga rajoni”, ka thënë Osmani në platformën X.

Në këtë samit, Osmani iu bashkua krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Komento: