Osmani: Faleminderit Gjilan, për kthesën vendimtare të ndryshimit e bashkimit

13:35 | 04 Qershor 2026
osmani:-faleminderit-gjilan,-per-kthesen-vendimtare-te-ndryshimit-e-bashkimit

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë pamje nga tubimi i mbajtur në Gjilan për zgjedhjet  e 7 qershorit.

Osmani, ka falënderuar qytetarët e Gjilanit ‘’për kthesën vendimtare të ndryshimit e bashkimit’’.

‘’Ne besojmë në punë, sikurse në krejt qytetarët e Gjilanit, jo në premtime të pafunda. Besojmë në rezultate e jo në propagandë të tmerrshme. Ne besojmë në zhvillim real për Gjilanin e Kosovën, e jo në fjalë të mëdha. Në besojmë në aleancë strategjike me SHBA’të, e jo në shkatërrimin e saj, e cila, Kosovën do ta bëjë të pasigurt’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Komento: