
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen për dy skitarët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj të cilët kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano – Cortina 2026, e ku edhe u valëvit flamuri i shtetit të Kosovës.
Ajo shkruan se dy skitarët po përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.
“Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha. Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”, ka shkruar Osmani