
Vjosa Osmani ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i ka quajtur ekzistenciale për vendin tonë.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit, ku po diskutohet për situatën e fundit të krijuar me paralajmërimet e SHBA-ve për sanksione ndaj Kosovës, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për Kosovën.
Osmani teksa u pyetur nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi se cili është qëndrimi i saj lidhur me zhvillimet e fundit në raport me SHBA, tha se qëndrimi i saj është tashmë i ditur dhe ai nuk ka ndryshuar asnjëherë gjate karrierës së saj politike.
“Ju keni pozitën më të lartë institucionale nga të gjithë zyrtarët e LDK-së dhe është me rëndësi qëndrimi juaj”, deklaroi Krasniqi.
E Osmani iu përgjigj se “marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale për shtetin tonë”.