Osmani flet për takimin me Trumpin: Kosova mbështetet në udhëheqjen e fortë të ShBA-së

14:08 | 08 Dhjetor 2024
osmani-tregon-cka-foli-me-trumpin:-rikonfirmova-angazhimin-per-forcimin-e-aleances-tone

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ishte nder për të që u takua në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se në emër të popullit të Kosovës e ka përgëzuar Trumpin për fitoren e tij.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të ShBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Osmani.

Komento: