Osmani futet në Kuvend bashkë me Kurtin e Konjufcën, ministrat çohen në këmbë e duartrokasin, edhe Gërvalla

10:08 | 21 November 2024
osmani-futet-ne-kuvend-bashke-me-kurtin-e-konjufcen,-ministrat-cohen-ne-kembe-e-duartrokasin,-edhe-gervalla

Presidentja Vjosa Osmani mbërriti në sallën e Kuvendit të Kosovës për adresimin e saj vjetor.

Ajo hyri në sallë së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ministrat u çuan në këmbë në momentin e hyrjes së saj në Kuvend dhe duartrokitën. Ndër ta edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

PDK-ja po e bojkoton këtë seancë me arsyetimin se ajo “ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit duke demonstruar njëanëshmëri ndaj Albin Kurtit”.

Komento: