Osmani gjatë vizitës në Gjermani kërkon mbështetje më të madhe për sigurim të njohjeve të reja

18:09 | 01 Tetor 2024
osmani-gjate-vizites-ne-gjermani-kerkon-mbeshtetje-me-te-madhe-per-sigurim-te-njohjeve-te-reja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së punës në Gjermani, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Shën Kitts dhe Nevis, Denzil L. Douglas.

Në takim me Douglas, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës, shteti i Shën Kitts dhe Nevis, ndaj potencoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe sigurimin e njohjeve të reja.

Osmani theksoi interesin e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shën Kitts dhe Nevis, në fushat me interes të përbashkët.

Komento: