“Them folni me gratë, dëgjoni, punoni me to, e ardhmja paqësore është e sigurt me gratë”, përfundoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në OKB në kuadër të agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”, ka thënë se gratë e Kosovës kanë kaluar shumë vështirësi, sidomos gjatë luftës gjenocidale të Serbisë në Kosovë.
Ajo u shpreh se gratë kosovare vazhdimisht kanë qenë shtylla kryesore e të gjitha etapave historike të Kosovës.
“Prezenca e të gjithë juve është konfirmim se agjenda e Kombeve të Bashkuara është e nevojshme për një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Shteti im e kupton shumë mirë rëndësinë e kësaj agjende, veçanërisht në atë se gratë kosovare kaluan si pasojë e luftës gjenocidale, por po ashtu për rolin ekstrem të rëndësishëm që e patën në kohën e paqes”.
“Gratë e Kosovës kanë qenë bosht i rëndësishëm në të gjitha etapat e historisë sonë. Ato i shoh si shembuj të gjallë të agjendës së WPS-së. Në kohë të represionit, të luftës ose në kohën e pasluftës, në kohën e rrugëtimit të shtetësisë, në procesin e rikthimit apo rimëkëmbjes, gratë e shtetit im kanë qenë forca që nuk janë ndalur kurrë. Forcë transformuese, e unitetit dhe forcë e paqes…”, ka thënë ajo, raporton RTV Dukagjini.