Osmani i gëzohet marrëveshjes me Serbinë: Ka rëndësi vendimtare, tani zbatimi është hapi kyç

19:27 | 21 Qershor 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar për rrymën me Serbinë sot në Bruksel.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se progresi sipas saj i arritur sot në dialog është i një rëndësie vendimtare.

“Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, ka shkruar ajo.

Sipas Osmanit, zbatimi është hapi vendimtar përpara.

Postimi i plotë i Osmanit:

Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie vendimtare.

Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces.

Tani zbatimi është hapi kyç përpara!.

Komento: