Osmani i kërkon Von Der Leyen heqjen e masave: Jemi angazhuar për deeskalim, jemi koordinuar me aleatët

15:02 | 30 Tetor 2023
osmani-i-kerkon-von-der-leyen-heqjen-e-masave:-jemi-angazhuar-per-deeskalim,-jemi-koordinuar-me-aleatet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar largimin e masave të vendosura ndaj Kosvoës.

Osmani, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se institucionet e Kosovës kanë treguar angazhim për deeskalim.

“Në takim potencova edhe rëndësinë edhe nevojën për largimin e masave të vendosura ndaj Kosovës. Institucionet tona përgjatë muajve të kaluar kanë treguar jo vetëm angazhim konkret për deeskalim të situatës dhe përkushtim të plotë me aleatët tanë. Institucionet kanë marrë hapa  për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe të lira, për fat të keq adresa e këtyre pengesave vazhdon të mbetet në Beograd”, ka theksuar Osmani.

Komento: