Osmani: Këto duhet të jenë sukseset e vitit 2025, të koordinohemi mirë

11:38 | 21 November 2024
osmani:-keto-duhet-te-jene-sukseset-e-vitit-2025,-te-koordinohemi-mire

Presidentja Vjosa Osmani tha se janë “disa çështje” të cilat “kërkojnë vëmendje dhe angazhim të veçantë të të gjithëve, pa dallim” gjatë vitit 2025.

Ndërsa foli për rrugën përpara në adresimin e saj vjetor në Kuvend, Osmani tri suksese që duhet të arrihen në vitin e ardhshëm.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE si dhe fillimi i procesit të anëtarësimit në NATO duhet të jenë sukseset e vitit 2025”, tha ajo.

Në këtë pikë, ajo theksoi rëndësinë e nevojës për koordinim.

“Prandaj çdo hap i institucioneve të Kosovës për t’i arritur këto qëllime në vitin që vjen, duhet të jetë strategjikisht i menduar dhe mirë i koordinuar”, tha Osmani.

Presidentja tha se ka shpresë “të palëkundur” për të ardhmën.

Uroj që viti i ri të sjellë një frymë bashkëpunimi më të madh, mirëkuptimi më të madh të ndërsjellë dhe një përkushtim të palëkundur, mbi të gjitha, për Kosovën atdhe të përhershëm”, tha ajo.

Komento: