Presidentja: Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që la gjurmë të pashlyeshme në luftën për liri dhe pavarësi.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar kolonel Tahir Zemajn në njëzetë vjetorin e vrasjes.
Osmani theksoi se Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit
“Në njëzetë vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin kujtimi për ta vie si thirrje që vrasja e tyre të zbardhet.
Kolonel Zemaj ishte njeriu stoik që me angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në luftën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Heroizimi i tij i jep kuptim të sotmes sonë, teksa vepra e tij do të mbetet në kujtesën e brezave që vijnë!”, tha presidentja Osmani.