Osmani, Konjufa e Kurti të hënën bëjnë homazhe në Reçak

19:51 | 14 Janar 2024
osmani,-konjufa-e-kurti-te-henen-bejne-homazhe-ne-recak

Ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila mbahet të hënën do të organizohet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo është bërë e ditur nga Qeveria përmes një komunikate për media.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë krerët e shtetit, Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Homazhet do të bëhen nga ora 08:30 në kompleksin memorial, kurse nga ora 09:30 do të mbahet ceremonia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat serbe kishin vrarë e masakruar 46 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje ishte parë nga afër edhe nga misioni verifikues i OSBE-së, ku shefi i saj, William Wolker e kishte quajtur krim kundër njëzimit atë se çfarë kishin bërë serbët./Front Online

Komento: