Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtar*ak

17:08 | 24 November 2024
osmani:-kosova-dhe-kanadaja-do-ta-fillojne-programin-e-bashkepunimit-ne-trajnim-ushtar*ak

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë një lajm të ri pak minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo njoftoi se Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak, raporton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asaj dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ua dha lajmin ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Bill Blair.

“Një lajm i mrekullueshëm sot nga Halifaxi: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak. Së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, takuam ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili na dha lajmin e mirë rreth këtij Programi, pas kërkesës që ia kam bërë ish-Ministres së mbrojtjes gjatë vizitës sime të mëparshme në Kanada. Kosova dhe Kanadaja – një partneritet në rritje në dobi të qytetarëve, paqes dhe sigurisë”, ka shkruar e para e vendit, njofton Klankosova.tv.

May be an image of 10 people and text

Komento: